Ish-gazetarja italiane për Gjykatën Speciale: Logjika e gabuar gjyqësore ka pasoja shkatërruese për njerëzit e pafajshëm

Ish-gazetarja italiane Anna Di Lellio, e cila ka shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara në vitet e pasluftës në Kosovë ka folur për Gjykatën Speciale.
Di Lellio që ka botuar librin “Lidhja më e fuqishme” së bashku me gazetaren Garentina Kraja, ku dokumentohen krimet e luftës dhe dhunës seksuale ndaj grave.
Në një shkrim autorial për konferencën “Urat e kujtimit”, ajo është deklaruar edhe për Dhomat e Posaçme në Hagë, që janë para verdiktit në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Ajo ka vlerësuar se e “çdo diskutim mbi pajtimin – në Kosovë dhe gjetkë – duhet të trajtojë pyetje themelore si: “Pajtim mes kujt?” dhe “Pajtim për çka?”.
“Në konferencën ‘Urat e Kujtimit’ zhvillohej një diskutim mbi Dhomat e Specializuara nga ekspertë të drejtësisë, ku më bëri përshtypje kritika ndaj mungesës së transparencës dhe praktikave të dobëta të mbledhjes dhe vlerësimit të provave”, ka vlerësuar ajo.

Lexo edheBlerina Maloku e pakapshme për policinë prej një muaji, kërkohet për vepra që lidhen me narkotikët
Ndër të tjera, Di Lellio ka theksuar se diskutimi për Gjykatën Speciale ia “kujtoi paralajmërimin e historianit të Universitetit të Stanfordit, Carlo Ginzburg.
Ky i fundit, vite më parë kishte treguar se cfarë kujdesi do të duhej të kishin gjyqtarët.
“Megjithëse historianët dhe gjyqtarët duhet të lidhin me kujdes dëshmitë me provat materiale, logjika e gabuar gjyqësore e bazuar në prova rrethanore, ndryshe nga gabimet historike që mund të korrigjohen, ka pasoja veçanërisht shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë.”, është shprehur ajo.














