back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeIsh-drejtori i postës i kërkon falje deputetes nga Drenica

Ish-drejtori i postës i kërkon falje deputetes nga Drenica

Të ngjajshme

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të...

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Ish-kryeshefi i PTK’së Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra, transmeton Gazeta Metro.

Haxha dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK’së ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.

Deputetja Deliu Kodra ka mohuar këtë dhe ka paralajmëruar padi ndaj Haxhës.

Por sot ish kryeshefi i PTK’së është tërhequr duke kërkuar falje për deklaratat e djeshme.

“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë”, ka shkruar ai.

Për këtë dje ka reaguar deputetja, Deliu duke thënë se Haxha, lansoi një gënjeshtër se gjoja une paskam kërkuar punësim për dikë. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz