Ish-deputetja Mevlyde Mezini-Saraçi ka thënë se do ta padis deputeten Flora Brovina, njofton Klan Kosova
Brovina sot tha se ish-deputetja Mezini-Saraçi bashkë me një person tjetër ia ka dhënë më 2003 fotografinë që ajo dje e ka shfaqur në Kuvend.
“Unë nuk po i shpalli luftë askujt, vetëm se kërkoj të drejtën time”, ka thënë Mezini-Saraçi para mediave.
“Nuk e pranoj përcjelljen e fajësisë për një fotografi që nuk e kam parë kurrë. Sikur ta kisha ta atë fotografi do ta dërgoja në prokurori. Nuk e njoh fotografinë, nuk e njoh rastin”.
“Unë besoj në drejtësi dhe do ta kisha çuar në Prokurori atë fotografi. Unë ju kërkoj falje të gjithë atyre që e kanë përjetuar këtë rast”.
“Emri im është keqpërdorur. Unë nuk e di a e ka bërë me qëllim, por emri është përdorur gabimisht. Unë do të shkoj të jap deklaratë në polici, të cilët më kërkuan të hënën në mëngjes të paraqitem në polici”.
“Patjetër do ta padisë, kjo është shpifje kundër një ish-deputeteje, dhe një gruaje që është marrë gjithë jetën me Kosovën”.
“Ajo ka bërë një gabim të madh por nuk ka pasur nevojë që të përmend emra. Unë pres që të kërkoj falje, por pavarësisht nga ajo unë si individ do të ushtrojë padi”.