BallinaLajmeIsh-ambasadori kosovar: Ndryshimi i kufijve ka kohë që flitet në kanalet diplomatikeI

Ish-ambasadori kosovar: Ndryshimi i kufijve ka kohë që flitet në kanalet diplomatikeI

Të ngjajshme

Tottenham mban gjallë shpresat për të shpëtuar, barazon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspur...

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të...

Immobile tregon arsyen se pse e refuzoi Milanin: Ishte e vështirë t’i thoja “jo”

Ciro Immobile ka zbuluar se Milani bëri një përpjekje...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Gavi i lumtur me rikthimin, e quan “baba” Hansi Flickun

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rikthehet në fushë pas një...

Ish-ambasadori kosovar, tash zëvendësministër i Jashtëm, Anton Berisha, ka dalë kundër idesë për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një shkrim të tij, Berisha thotë se fatkeqësisht idetë e tilla, gjatë vitit të fundit janë përfolur në kanale diplomatike dhe sipas zyrtarit të AAK-së, pala kosovare “me apo pa vetëdije ka lejuar të ndodhë”.

“Fale miqve tonë, kjo temë nuk ka arritur të përparoj, e tash falë qëndrimit te qartë të kryeministrit z. Haradinaj, nuk do të mund të jetë opsion për çfarëdo marrëveshje me Serbinë”, ka shkruar Anton Berisha.

Ky është reagimi i tij: 

Deklarata e qartë dhe e prerë e kryeministrit të Kosovës, z. Haradinaj, sej:

“Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, duhet te jete qetësuese për te gjithë qytetaret e Kosovës.

Poashtu, deklarimi i tij si zyrtar shteti se:

“Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, 

– duhet te jete orientim e për disa edhe këshillë se si duhet te sillet përderisa përfaqëson shtetin e Kosovës pavarësisht çfarë niveli shtetëror.

Për fat te keq retorika për kufijtë nuk është vetëm publike. Ne vitin e fundit ka pasur lëvizje dhe tentime te hapjes se kësaj teme ne kanale diplomatike, ne te cilën pala kosovare me apo pa vetëdije ka lejuar te ndodhe. Fale miqve tone, kjo temë nuk ka arritur te përparoj, e tash fale qëndrimit te qarte te kryeministrit z.Haradinaj, nuk do te mund te jete opsion për çfarëdo marrëveshje me Serbinë.

Duhet qartësuar, e besoj edhe media duhet te jete aktive, se zyrtaret tone përfaqësojnë shtetin e Kosovës bazuar ne Kushtetutën e Republikës se Kosovës, dhe nuk janë përfaqësues dhe nuk behet fjale për bisedime e dialog shqiptaro-serb.

Ky nuk duhet te jete dhe nuk është formati i dialogut e as kompetence e zyrtareve shtetëror te Kosovës, ngase shqiptaret nuk jetojnë vetëm ne Kosove por edhe ne shtetet tjera te Ballkanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz