back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeIsa Mustafa së bashku me Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi Hazirin...

Isa Mustafa së bashku me Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi Hazirin takohen me ambasadorin e Amerikës në Kosovë

Të ngjajshme

Orban: BE-ja dhe Ukraina i kanë “shpallur luftë” Hungarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pohuar se Brukseli dhe...

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

100 mijë Euro borxh Behgjet Pacollit, Naim Murseli: E kam shlyer në mënyra tjera

Të mërkurën është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit,...

Haradinaj shkon në shtëpi të Fadil Fazliu, e uron për lirimin e tij nga Haga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Fazliu,...

Oriola Marashi mbështet haptazi këtë banor të BBVK-së

Oriola Marashi duket se ka qëndruar në hap me...

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka mbërritur në zyrat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, nga ku do të takohet me kreun e kësaj partie, Isa Mustafa. Në takim janë, gjithashtu, edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani e Vlora Dumoshi, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Ka filluar takimi që po mbahet me dyer të mbyllura për media në selinë qendrore në Prishtinë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Isa Mustafa së bashku me një pjesë të partisë, po pret në takim ambasadorin amerikan, pak ditë pas zgjedhjeve të brendshme.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin e Vlora Dumoshin.

Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Të Fundit

Sport

ShowBiz