Isa Mustafa: Drejtori i AKI-së duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm
03

Lexo edheKujdes! Policia e Kosovës jep këtë njoftim të rëndësishëm për pajisjet dimërore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, konsideron se drejtori i institucionit më të lartë të sigurisë në vend, AKI-së, duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm së bashku me presidentin.
“Ligji parasheh afatet. Por mendoj se do duhej të gjendet një zgjidhje kalimtare e cila siguron që Kryeministri i ardhshëm së bashku me Presidentin të zgjedhin drejtorin e ri”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Sinjali.
Kujtojmë se Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së disa ditë më pare. Ai nuk tregoi arsyet pse u la bosh pozitën e “kryespiunit”.

Lexo edheKujdes! Policia e Kosovës jep këtë njoftim të rëndësishëm për pajisjet dimërore
Por kryeministri Ramush Haradinaj ditë më pare në një konferencë për media deklaroi se Maxhuni është larguar për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se më së gjati në krye të AKI-së ka qëndruar Bashkim Smakaj i cili ka përfunduar një mandat të plotë dhe mbi një vit të mandatin të dytë.