back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeIronizimi i fortë i Kurtit e Konjufcës me prokurorinë për kallëzimin penal...

Ironizimi i fortë i Kurtit e Konjufcës me prokurorinë për kallëzimin penal ndaj Thaçit dhe Veselit

Të ngjajshme

Vetalgo lanson aplikacionin mobil për iPhone, shumë shpejt edhe në Google Play

Të premten, platforma inovative për udhëtime Vetalgo ka lansuar...

​Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë...

Si rrallëherë, Rozana dridh rrjetin në bikine

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, pati një sezonë...

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ironizuar me prokurorinë vendore, lidhur me faktin që ai nuk është thirrur ende për kallëzimin penal ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli e presidentit Thaçi për deklarimet e këtyre dy të fundit në seancën për “Syrin e Popullit”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka inskenuar një bisedë kinse me dikë prej zyrtarëve të Prokurorisë së Shtetit, shkruan lajmi.net.

Inskenimi i bërë nga Kurti shfaq thirrjen e Prokurorisë për të dhe për Konjufcën lidhur me kallëzimin penal që ata kishin bërë ndaj Thaçit e Veselit.

“Thjesht dhe qartë. Vetëm sikur të ishte edhe e vërtetë”, shkruan në fund Kurti.

Ky është postimi i tij i plotë:

– Alo, mirëdita.

– Mirëdita.

– Unë jam Zana nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Po flas me deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca?

– Po, unë jam.

– Prokurori i Shtetit ju kërkon të vini për një bisedë lidhur me Kallëzimin Penal që keni bërë me datë 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Na vjen keq që nuk ju kemi thirrur më herët, por a mund të vini nesër, të premten, në ora 10:00?

– Ka tre muaj që pres këtë thirrje. Sigurisht që do të vij. Bëhet fjalë për Kallëzimin tonë Penal ndaj Presidentit dhe Kryeparlamentarit, që kanë gënjyer dhe shpifur nën betim në gjykimin kundër të ashtuquajturit “Syri i Popullit”, apo jo?

– Po, ashtu keni thënë në Kallëzim Penal.

– Aty do të jem. Ju falemnderit. A e keni ftuar edhe Albin Kurtin?

– Po, porsa mbarova bisedën me të. Edhe ai do të vijë.

– Shumë mirë. Atëherë mirupafshim nesër.

– Mirupafshim. Ju falemnderit z. Konjufca.

* * *

Thjesht dhe qartë. Vetëm sikur të ishte edhe e vërtetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz