BallinaLajmeIronike, Kurti uron ditën e Kushtetutës që vet e shkeli disa herë:...

Ironike, Kurti uron ditën e Kushtetutës që vet e shkeli disa herë: Themel i shtetit dhe udhërrëfyes për vendimmarrjen politike

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shënuar Ditën e Kushtetutës duke theksuar rëndësinë e saj si akti më i lartë juridik që garanton funksionimin demokratik të shtetit dhe të drejtat e qytetarëve.

Kurti rikujtoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përfaqëson bazën juridike të institucioneve dhe mishëron vullnetin për një shtet të pavarur, demokratik dhe të barabartë, raporton lajmi.net

Ai theksoi se Kushtetuta orienton vendimmarrjen politike dhe vendos standardet për veprimet e institucioneve, duke kërkuar përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë bartësit e përgjegjësive publike.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën e Kushtetutës, rikujtojmë aktin themeltar normon vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve për një shtet të pavarur e të lirë, demokratik dhe të barabartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është baza juridike e institucioneve tona, që garanton funksionimin e tyre demokratik për të mirën e qytetarëve të Republikës, në shërbim të interesit publik dhe në frymën e sovranitetit shtetëror.
Ajo orienton vendimmarrjen politike dhe përcakton standardet e veprimeve. Në çdo rrethanë, ajo kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë mekanizmat dhe bartësit e përgjegjësive zyrtare, që në ushtrimin e mandatit të tyre të qëndrojnë me integritet, të sjellen me maturi dhe të tregojnë besnikëri ndaj kushtetutshmërisë.
Në këtë kuadër, roli i institucioneve të sistemit që i jep kuptim përfundimtar normës kushtetuese mbetet thelbësor si për besimin e mbështetjen popullore ashtu edhe për ruajtjen e ekuilibrave të pushteteve përbrenda rendit kushtetues.
Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për përgjegjësi të lartë shtetërore e qytetare, duke e parë këtë si garanci të paqes e demokracisë, për drejtësi e siguri, në të tashmen dhe të ardhmen tonë evropiane./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz