BallinaBotëIrani sulmon një anije kontejnerësh, pranë Ngushticës së Hormuzit

Irani sulmon një anije kontejnerësh, pranë Ngushticës së Hormuzit

Të ngjajshme

Një anije kontejnerësh pranë Ngushticës së Hormuzit u sulmua nga një anije luftarake iraniane herët të mërkurën, sipas Organizatës së Trafikut Detar të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Anijes iu afrua një anije luftarake që i përkiste Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, e cila nuk dha asnjë paralajmërim në radio përpara se të “qëllonte mbi anijen”, tha autoriteti detar.

Ekuipazhi u raportua i sigurt, shkruan CNN-i. Raporti nuk dha detaje shtesë mbi anijen, siç është shteti i flamurit të saj ose vendndodhja aktuale.

Sulmi i fundit vjen pas disa incidenteve të tjera të ditëve të fundit. Të shtunën e kaluar, New Delhi tha se dy anije me flamur indian u qëlluan ndërsa udhëtonin nëpër ngushticë.

IRGC-ja më parë tha se do ta mbyllte ngushticën derisa të hiqej bllokada amerikane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz