Komanda ushtarake e Iranit kërcënoi të shtunën se mund të sulmojë qytete në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se ato po përdoren nga forcat amerikane për të kryer sulme ndaj ishujve iranianë Abu Musa dhe Kharg.
Sipas televizionit shtetëror iranian, Khatam al-Anbiya Central Headquarters deklaroi, pa dhënë prova, se forcat amerikane kanë nisur sulme kundër Iranit nga porte dhe strehimore brenda qyteteve të Emirateve, shkruan AP.
Gjithashtu, u bë thirrje që qytetarët të evakuojnë “portet, mollet dhe lokacionet ku ndodhen forcat amerikane në qytetet e Emirateve të Bashkuara Arabe”.