Në 24 orët e fundit, vetëm një anije cisternë nafte ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe kalimi i saj është bërë me lejen e Marinës iraniane.
Sipas medias shtetërore iraniane IRIB, anija është aktualisht në rrugë drejt Vietnamit.
Agjencia iraniane Tasnim News Agency raporton se bëhet fjalë për supertankerin “Agios Fanourios I”, i ngarkuar me naftë bruto nga Iraku dhe i nisur drejt portit Nghi Son në Vietnam.
Anija ka kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe ndodhet tani në Gjirin e Omanit.
Fillimisht ishte raportuar se anija kishte kaluar me sistemet e vendndodhjes të fikura, për të shmangur rrezikun e sulmeve, ndërsa më pas u bë e ditur se kalimi është kryer në koordinim me autoritetet iraniane.