BallinaLajmeShkupi në alarm nga gjarpërinjtë, qytetarët ironizojnë: Mungojnë vetëm gjirafat që të...

Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë, qytetarët ironizojnë: Mungojnë vetëm gjirafat që të bëhemi metropol zoologjik

Të ngjajshme

Trixa në Miami, “djegë” si vullkani

Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj, ka disa vjet që qëndron...

Supremja: Shfuqizohet pagesa prej 3 euro për shoqëruesit në spitale

Gjykata Supreme ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ të Ministrisë...

10-shet e partive politike: LVV dhe PDK me pak ndryshime, LDK dhe AAK me transformim të madh

Me zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit që afrohen, partitë...

Shpejtësi që arrin gjithmonë – DHL në çdo destinacion

Në një botë ku koha është gjithçka, shpejtësia dhe...

“Mungojnë vetëm gjirafat që të bëhemi metropol zoologjik”. Kështu thonë qytetarët duke komentuar paraqitjen e gjarpërinjve në disa zona të frekuentuara të Shkupit.

Paraqitja e gjarpërinjve ka nxitur reagime të shumta e në rrjetet sociale ku qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente dhe ndërmarrjet publike.

”Bëj kujdes, duhet të mbajnë llogari më shumë për fëmijët sepse ato janë neper parqe dhe rreth lumit. Atë duhet ta bëjnë nga qeveria dhe tjerët që janë kompetent. Nga cila komunë jeni ju? Jam nga Gazibaba. Si është atje? Shumë mirë, vetëm mungojnë gjirafat dhe të bëhemi metropole botërore me të gjitha llojet e kafshëve.”- tha një qytetar.

“Gjarpërinj ka gjithmonë dhe ka. Nga cila komunë jeni ju? Gazibabë.” – tha një qytetar.

”Nëse ka barë të pakositur dhe nëse ka mbeturina do të ketë edhe gjarpërinj e atje ku është pastër dhe ka banorë nuk ka, por ku ka banesa të zbrazura do të ketë edhe gjarpërinj edhe tjerë zvarranikë.”- tha një qytetar.

”Unë frikësohem nga gjarpërinjtë por nuk kam parë. Çfarë duhet të ndërmerret? Duhet të ndërmerren masa që të mos paraqiten.- tha një qytetar.

Sipas raportimeve të qytetarëve, gjarpërinj janë vërejtur në Lisiçe, pranë tregut me shumicë, në lagjen Aerodrom por edhe në disa lagje tjera të Shkupit. Dërguam pyetje deri tek Qyteti i Shkupit, se çfarë masash janë ndërmarrë në lidhje me paraqitjen e gjarpërinjve në vendet urbane por nga atje ende nuk kemi përgjigje. Sipas përgjegjësive, dezinfektimi, deratizimi dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike bie mbi komunat, të cilat duhet të kujdesen edhe pastrimin e parcelave të lëna pas dore ku gjarpërinjtë zakonisht strehohen dhe shumohen./ Alsat.mk

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz