BallinaRegjionaleDrenasIPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Drenasit

IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Drenasit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve.

Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtar policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë.

Rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz