BallinaLajmeIPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Podujevë për tejkalim të...

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Podujevë për tejkalim të autorizimeve

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë që shërbenin në Stacionin Policor të Podujevës.

Sipas njoftimit, IPK kishte pranuar informacione fillestare nga Policia e Kosovës se zyrtarët e përfshirë dyshohen për tejkalim të autorizimeve gjatë përdorimit të forcës.

Nga hetimet e para dyshohet se katër policët, gjatë ushtrimit të detyrës dhe brenda ambienteve të stacionit policor, kanë keqtrajtuar dy qytetarë – prej të cilëve njëri është i mitur – të ndaluar në stacion.

Rasti po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në procedurë të rregullt, me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.”

Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë, do të ndërmarrin veprime shtesë hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz