IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Podujevë për tejkalim të autorizimeve
dp

Lexo edheS’ka të ndalur “drama” në Mitrovicë – Pas Prokurorisë e Policisë shkon tek vendnumërimi edhe burri i Albulena Haxhiut

Sipas njoftimit, IPK kishte pranuar informacione fillestare nga Policia e Kosovës se zyrtarët e përfshirë dyshohen për tejkalim të autorizimeve gjatë përdorimit të forcës.
Nga hetimet e para dyshohet se katër policët, gjatë ushtrimit të detyrës dhe brenda ambienteve të stacionit policor, kanë keqtrajtuar dy qytetarë – prej të cilëve njëri është i mitur – të ndaluar në stacion.
Rasti po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në procedurë të rregullt, me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.”

Lexo edheS’ka të ndalur “drama” në Mitrovicë – Pas Prokurorisë e Policisë shkon tek vendnumërimi edhe burri i Albulena Haxhiut
Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë, do të ndërmarrin veprime shtesë hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.