BallinaLajmeIPK-ja suspendon tre zyrtarët policorë, emrat e tyre

IPK-ja suspendon tre zyrtarët policorë, emrat e tyre

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin  veprime fillestare hetimore lidhur me një incident në Klinë ku dyshohej se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.

Pas këtyre veprimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të tre zyrtarëve policorë të stacionit policor Klinë, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Ky rekomandim për suspendim është bërë me dyshimin se atat më 19.09.2025 në Klinë  nuk kanë raportuar veprimet dhe rrethanat që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, e sanksionuar sipas nenit 386 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Mon Morina, Endrit Raci dhe Ali Kamberi janë emrat e policëve të suspenduar.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mosndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz