IPK arreston zyrtarin policor në Gjilan, dyshohet për sulm, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor
dp

Lexo edheTrump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

Sipas IPK-së, hetimi ndaj zyrtarit ka nisur pas një ankese të pranuar në zyrën rajonale të Inspektoratit në Gjilan, lidhur me veprime të dyshuara të kundërligjshme të kryera nga ai jashtë detyrës zyrtare.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 13 gusht 2026, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku zyrtari policor, jashtë orarit të detyrës, ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të rinj.
IPK-ja, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edheTrump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit
Pas veprimeve fillestare hetimore, zyrtari policor është arrestuar sot. Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa IPK-ja ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.
Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë nga Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /Lajmi.net/