back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeInvestohen 7 milionë euro për kompleksin e pishinave në Mitrovicë

Investohen 7 milionë euro për kompleksin e pishinave në Mitrovicë

Të ngjajshme

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kuvendi i Mitrovicës ka vendosur t’i japë në shfrytëzim për 99 vjet 17.137 metra katrorë tokë komunale në lagjen “Fidanishte”, si dhe 2.554 metra katrorë në Zhabar për kompleksin e pishinave dhe objekteve të tjera përcjellëse. Për ndërtimin e tyre kompania “Lin projekt & Arjeta Group” do të investojë 7 milionë euro

Kuvendi i Mitrovicës ka vendosur të japë në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet tokën komunale për ndërtimin e kompleksit të pishinave në zonën buzë lumit Ibër, në Mitrovicë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Hapësira prej 17.137 metrash katrorë tokë komunale në lagjen “Fidanishte”, si dhe 2.554 metra katrorë buzë lumit Ibër në Zhabar i janë dhënë në shfrytëzim për 99 vjet kompanisë “Lin projekt & Arjeta Group” me qëllim të ndërtimit të kompleksit të pishinave dhe objekteve të tjera përcjellëse.

Sipas kontratës, në bazë të vendimit që ka marrë Kuvendi i Komunës në mbledhjen e mbajtur më 31.08.2016, Komuna i jep në shfrytëzim afatgjatë prej 99 vjetësh hapësirën prej 17.137 metrash katrorë, që shtrihet në zonën afër lumit Ibër, përkatësisht në lagjen ‘Fidanishte’ dhe hapësirën prej 2.554 metrash katrorë që shtrihet në zonën kadastralet të Zhabarit.

Sipas të njëjtës, operatori ekonomik “Lin-Projekt & Arjeta Group” obligohet që ndërtimin e objekteve të kompleksit të pishinave, sipas kushteve urbane të parapara dhe të lejuara me Planin Rregullues Urban, të fillojë brenda afatit prej gjashtë muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz