Intervenimi i shpejtë i mjekëve – shpëtohet një fëmijë në Mitrovicë pasi ra në pishinën me ujë
dp

Lexo edheÇitaku tha se duan që institucionet të formohen shpejt, Bahtiri i reagon, thotë se PDK’ja s’do zgjidhje por krizë

Sipas njoftimit të spitalit, fëmija u dërgua në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencë nga ekipi i Urgjencës së Qytetit.
Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana. Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku dhe tekniku i anestezionit, Musa Kurti”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Pas stabilizimit të gjendjes, bëhet e ditur se fëmija është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i shoqëruar nga mjeku emergjent dhe infermierët, për trajtim të mëtejshëm, me parametra shëndetësorë më të qëndrueshëm.

Lexo edheÇitaku tha se duan që institucionet të formohen shpejt, Bahtiri i reagon, thotë se PDK’ja s’do zgjidhje por krizë