BallinaLajmeIntervenim i menjëhershëm i MI-së, pastrohet autostrada ‘Ibrahim Rugova’ (Video/Foto)

Intervenim i menjëhershëm i MI-së, pastrohet autostrada ‘Ibrahim Rugova’ (Video/Foto)

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Reshjet e borës në vend pothuajse nuk janë duke ndaluar për asnjë moment.

I kontaktuar nga Indeksonline, zv/ministri i  Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se të gjitha rrugët regjionale dhe rajonale janë të kalueshme me gjithë intensitetin e borës së shtuar në orët e fundit.

“Të gjitha kompanitë janë në teren duke pastruar dhe duke hedhur kripën. Apelojmë qytetarët për kujdes të shtuar.”, ka thënë ai.

Ndryshe më parë qytetarët kanë paralajmëruar për borën në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ e që intervenimi ka qenë i menjëhershëm, pra brenda disa minutave.

Duhet përkujtuar që bora dhe temperaturat shumë të ulëta kanë qenë prezentë përgjatë ditëve të fundit në vend por që kompanitë e shumta janë duke u përkujdesur për rrugë të hapura dhe të pastra në çdo pjesë të Kosovës.

Më poshtë keni edhe fotografi dhe video nga intervenimi i tanishëm në disa rrugë si dhe në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, të siguruara nga Indeksonline./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz