Interi ndjek yllin e Tottenhamit, 25 milionë euro çmimi i kërkuar

Inter ka nisur të mendojë për merkaton e verës, ndërsa e ardhmja e Denzel Dumfries në “San Siro” vazhdon të mbetet e paqartë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtuesit zikaltër po monitorojnë situatën e mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspur, Pedro Porro, si opsion kryesor në rast se holandezi largohet gjatë verës.
Edhe pse është diskutuar mundësia e rinovimit të kontratës së Dumfries, skenari i një transferimi mbetet real. Nëse ai qëndron, Interi po konsideron alternativa më të reja për të ardhmen, por në rast largimi, Porro shihet si zgjedhja ideale.

Lexo edheFeronikeli bën goditjen e madhe, transferon ish-kapitenin e Kosovës
Spanjolli ka lënë gjurmë në Premier League me paraqitjet e tij sulmuese dhe saktësinë në krahun e djathtë, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më dinamikë në kampionatin anglez. Megjithatë, Tottenham nuk është nën presion për ta shitur dhe kërkon të paktën 25 milionë euro për kartonin e tij.
Interi do të duhet të balancojë investimet, duke marrë parasysh edhe disiplinën financiare të viteve të fundit, por krahu i djathtë mbetet prioritet nëse situata e Dumfries shkon drejt ndarjes. /GazetaExpress














