back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaSportInter rikthehet me fitore në Serie A, triumfon ndaj Lecces

Inter rikthehet me fitore në Serie A, triumfon ndaj Lecces

Të ngjajshme

Gërxhaliu: Buxheti 4 miliardësh më shumë emergjent se zhvillimor

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu ka komentuar buxhetin 4 miliardësh të...

Taksat e reja prej 15% – Si planifikon Trump t’i mbajë në fuqi tarifat

Vendimi i Gjykatës së Lartë që tarifat reciproke të...

S’gabon Budimir nga penalltia, Osasuna në epërsi ndaj Realit

Osasuna ka shënuar golin e epërsisë ndaj Real Madridit. Është...

Paralajmërimet e Trump për tarifa të reja, Macron thotë se ‘‘do të përshtatemi’’

Presidenti francez Emmanuel Macron duket se e ka mirëpritur...

Skuadra e Inter ka reaguar fuqishëm pas humbjes nga Bodo/Glimt, duke marrë tri pikë të plota në përballjen me Lecce. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për “nerazzurët”, të cilët dominuan gjatë gjithë takimit.

Interi e nisi sfidën me sulme të shumta, ku Marcus Thuram dhe Henrique krijuan disa raste, por nuk arritën t’i konkretizonin. Një gol i Federico Dimarco u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 76-të nga Henrikh Mkhitaryan, i cili realizoi një gol të bukur. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Manuel Akanji vulosi triumfin e Interit me një gol me kokë pas harkimit të Dimarcos.

Me këtë fitore, Interi shkon +10 pikë në krye të Serie A me 64 sosh, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të me 24 pikë, duke kërkuar të largohet nga zona e rrezikut. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz