Inspektorati Qendror i Punës ndal punimet në një objekt në Fushë Kosovë
dp

Lexo edheBajrami e takon ambasadoren e Shqipërisë në Bruksel: E përgëzova për progresin e fuqishëm në negociatat për anëtarësim në BE

Inspektorati Qendor i Punës kanë ndalur punimet në një objekt në qytetin e Fushë Kosovës.
Kjo pasi që gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të rrezikut të konstatuar, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për një mjedis të sigurt pune.

Lexo edheBajrami e takon ambasadoren e Shqipërisë në Bruksel: E përgëzova për progresin e fuqishëm në negociatat për anëtarësim në BE

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve.