Iniciativa “Kosova në NATO” e kongresistit amerikan, Mulliqi: Demokracinë e shijojmë falë ShBA-së
dp

Lexo edheOsmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe, i kërkon njohjen nga shtetet që s’e kanë bërë këtë

Kongresisti republikan që vjen nga Florida, Brian Mast, e ka ndërmarrë një nismë në mbështetje të Kosovës.
Mast, i cili është edhe invalid i luftës, ka paraqitur këto ditë për miratim një amendament në Kongresin amerikan, nga i cili i ka kërkuar SHBA-së që anëtarësimi i Kosovës në NATO të jetë prioritet i politikës së shtetit më të fuqishëm në botë.
Kjo temë mjaft me rëndësi për vendin, dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor u diskutua sot edhe në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, me politikanin nga Kosova që vepron në Texas, Gino Mulliqi.

Lexo edheOsmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe, i kërkon njohjen nga shtetet që s’e kanë bërë këtë
Mulliqi deklaroi se polikanët në Kosovë duhet të kujtojnë se “sot demokracinë e shijojmë falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Duhet të jemi në një hap dhe të punojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjendjes së situatës dhe gjendjes së rrugës për të marrë dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai në Klan Kosova.