Bashkim Ejupi nga fshati Baks i komunës së Skenderajt sot është bërë me shtëpi të re, falë iniciativës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, shkruan Drenica Press
Deputetin Haxhiu i shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ia dorëzuan çelesta e shtëpisë Bashkim Ejupit.

Ndërtimi i shtëpisë së Bashkimit u bë me iniciativën dhe mbështetjen financiare timen dhe të donatorëve: Afrim Gashit donator kryesorë, pronar i kompanisë “Gashi Armierungsbau” Cottbus-Gjermani, Gjeneral Nuradin Lushtaku, Abedin Bajraktari, pronar i kompanisë “ADIFIX” nga Klina e Epërme, Enver Mula pronar i kompanisë “Lindi” Skenderaj dhe njerëzve të tjerë vullnetmirë.
Në ndërtimin e shtëpisë ka ndihmuar edhe komuna e Skenderajt, shkruan deputeti Haxhiu.

Kujtojmë se kjo është shtëpia e shtatë e ndërtuar me iniciativë të Bekim Haxhiut që nga mandate i tij i tretë si deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Ndërtimi i shtëpive për ata që kanë nevojë për mbështetje dhe dhjetë bursat e ndara për studentët me bëjnë të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe i plotësuar që në prag feste t’i sjellim lumturinë atyre që kanë nevojë”.
I gëzofshin e paçin shëndet bashkë me familjet e tyre!, ka shtuar deputeti Haxhiu. /Drenica Press/




