Inflacioni në rritje, ekspertët kërkojnë masa urgjente për zbutjen e krizës

Rritja e inflacionit në Kosovë, do të duhej të ishte një sinjal për zyrtarët vendorë për zbutjen e krizës ekonomike në vend. Kështu thonë për Radio Kosovën, ekspertë të ekonomisë, duke ritheksuar se kohët e fundit është krijuar një destabilizim ekonomik në të gjithë vendin.
Qytetarët e Kosovës po përballen me çmime të larta të produkteve bazike ushqimore. Qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova, ankohen për çmime të larta të produkteve bazike.
Raporti i fundit përmbledhës nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thekson një normë të lartë të inflacionit në Kosovë gjatë muajit qershor, deri në 6.0 për qind.
Duke folur për Radio Kosovën, kryetari nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, thotë se “aspektet politike, nuk po lënë hapësirë për zhvillim të politikave ekonomike të cilat do ta luftonin inflacionin”.

Lexo edheInflacioni në rritje, ekspertët kërkojnë masa urgjente për zbutjen e krizës
“Mos-formimi i institucioneve ka ndikuar në ekonominë e vendit, duke bërë që importi nga vendet e tjera të jetë i lartë, dhe që me automatizim po ndikon në rritje të çmimeve”, thotë për Radio Kosovën, njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, trendi i vështirë ekonomik do të bartet edhe në vitin e ardhshëm./rtk














