BallinaLajmeInfektologu Sylejmani: Gjendja në spitale është rënduar shumë, COVID-19 po merr jetën...

Infektologu Sylejmani: Gjendja në spitale është rënduar shumë, COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19. Përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, fton qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

Ai thotë se vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me pandeminë COVID-19. Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë për faqen e SHSKUK-së Sylejmani.

Sipas raportit të djeshëm të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht kemi janë 26 mijë e 886 raste aktive me koronavirus, kryesisht të variantit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.

Gjithashtu dje janë regjistruar 1 mijë e 383 rasteve të reja të infektimit dhe 26 vdekje. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz