back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaSportIncidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me 2 mijë euro dhe...

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me 2 mijë euro dhe dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Të ngjajshme

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

“Nuk duroj dot më” – Detaje të reja nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit...

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka gjobitur me 2 mijë euro dhe ka vendosur që Liria t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme si vendas pa praninë e tifozëve.

Ky vendim vjen pas incidenteve që ndodhën në derbin Liria – Vushtrria, të zhvilluar fundjavën e kaluar në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Express.

Njoftimi i plotë nga FFK:

.KF “Liria“. Lëshim në organizim të ndeshjes. Fillimi i ndeshjes u vonua për 2-3 minuta për shkak se tifozët vendas ndezën fishekzjarre në tribunën e stadiumit, duke shkaktuar tym të dendur që gjë pamundësoi fillimin e ndeshjes me kohë. Në min 75 tifozët vendas hodhën fushekzjarre në fushë për çka ndërpritet ndeshja deri në largimin e tyre. Në min 80, 84 tifozët vendas përsëri ndezin fishekzjarre dhe gjuajnë gur dhe shkrepëse në fushën. Në min 89 asistenti i dytë u godit me shkop në kokë nga një tifoz vendas prej tribunës (shkopin ja dha një kujdestar i rendit të ndeshjes prej shtegut të atletikës), për çka ndërprehet ndeshja për disa minuta. Në min 94 nga tifozët vendas prej tribunës hidhen disa shishe të mbushura me ujë si dhe gurë dhe shkrepëse në fushë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Liria –Vushtrria. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 dhe neni 36 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; DËNOHET me 2 ndeshje kampionale si vendas pa shikues.

II. II.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C si dhe neni 18 paragrafi 2 pika B dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz