back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeIncident në Gllamnik të Podujevës, një polic goditet me veturë – Arrestohen...

Incident në Gllamnik të Podujevës, një polic goditet me veturë – Arrestohen tre persona

Të ngjajshme

​Kurti: VV në këto zgjedhje u përball me precedent të paparë në historinë e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka quajtur...

Haradinaj e konsideron balotazhin të suksesshëm për AAK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Zyrtare: Gazmend Muhaxheri dhe LDK fitojnë bindshëm në Pejë

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Pejës. Nga...

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas burimeve të IndeksOnline një person ka goditur me veturë në këmbë një zyrtar policor.

Sipas të njejtave burime, ngjarja ka ndodhur në momentin kur zyrtari policor i ka dhënë shenjë personit të ndalonte veturën, mirëpo ai nuk e ka ndalur veturën duke e goditur në këmbë zyrtarin policor.

Polici ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa siç mëson IndeksOnline në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.

IndeksOnline ka siguruar edhe videon ku shihen zyrtarët policorë duke ndalë veturën dhe duke arrestuar të dyshuarit.

Në video shihet se policia është detyruar t’i nxjerr edhe armët zyrtare në momentin e arrestimit të të dyshuarëve. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz