BallinaRegjionaleDrenasInaugurohet edhe një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas

Inaugurohet edhe një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, mori pjesë në hapjen e fabrikës “Arkos”, kompani italiane, në Parkun e Biznesit në Drenas.

Kështu thuhet në njoftimin për media të MTI-së.

Sipas këtij njoftimi, Krasniqi ka theksuar se hapja e kësaj fabrike është lajm i mirë për Kosovën, sepse sipas saj, po dëshmohet që Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar kushte për investitorët e huaj.

“Ne po punojmë shumë që të krijojmë kushte sa më të favorshme, që përmes Ligjit për Investime Strategjike e kemi bërë edhe më të lehtë investimin në Kosovë, sepse janë thjeshtëzuar procedurat dhe është shkurtuar koha deri te marrja e statusit te investitorit strategjik. Për MTI ka shume rëndësi nisja e kësaj fabrike sepse po ndikon ne zhvillimin ekonomik te Kosovës dhe hapjen e vendeve te reja te punës”, tha Krasniqi.

Në komunikatë thuhet se zëvendësministrja falënderoi shtetin italian për mbështetjen e Kosovës, para dhe pas luftës.

“Italia është njëri nga vendet që ka ndihmuar shumë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë, dhe hapja e kësaj fabrike tregon se Italia vazhdon ta dëshmojëmiqësinë me Kosovën edhe në aspektin ekonomik”, thuhet në njoftim.

Krasniqi ka theksuar se kushdo që sot e ka Kosovën në hartën e vet për të investuar, mund të llogaritë sipas saj, në një treg që përfshin mbi 10 milionë banorë, “sepse Kosova ka ndërtuar autostrada moderne që lidhet me shtetet fqinje”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz