Instituti për Mjekësinë Ligjore ka dal me njoftim pas lajmeve se Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, nuk i është bërë autopsia.
IML ka njoftuar se të ndjeritnautopsia i është bërë dje, nga një ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar, dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.
”Me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu. Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.” thuhet në reagimin e bërë.
Tutje Instituti tregon se janë duke bërë përpjekje maksimale që rezultatet e autopsisë të dalin sa më shpejtë.
”Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.” thuhet tutje në njoftim.
Postimi i plotë: