Ilir Meta apo Ilir Metaj
Ilir Meta sot president është një ndër politikanët më të suksesshëm në politikën shqiptare.
Por a e dini se Ilir Meta nuk e ka emrin Ilir Meta?
Gjatë leximit të votave për presidentin, në sallën e Kuvendit u shqiptua emri Ilir Metaj.
Fillimisht u mendua si një lapsus i Ulqinit, por në fakt rezulton se politikani që kemi njohur deri tani si Ilir Meta, në fakt quhet Ilir Metaj, pra me një “j” në fund të mbiemrit.

Lexo edheLajm i Fundit: Maqedonia në Flak, Fshatrat Shqiptare po digjen (VIDEO)
Ky është emri dhe mbiemri me të cilin është i regjistruar presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë në Regjistrin e Gjendjes Civile, shkruan Albeu.com.
Metaj është i datëlindjes 24 mars 1969, i lindur në Çepan të Skraparit, i biri i Rexhepit dhe Fiqiretes.
Ilir Metaj u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 kundër President i Republikës pas një votimi që zgjati disa minuta të deputetëve të pranishëm në sallë.














