Ilir Ferati demanton raportimet se Kurti e Abdixhiku janë marrë vesh në parim për formimin e institucioneve
dp

Lexo edheKQZ-ja me përbërje të re deri më 20 gusht, përfundon mandati i Krasniqit, Gashit dhe Hamitit, kush do të jenë anëtarët e rinj?

Në një deklaratë për Gazetën Express, Ferati tha se aktualisht fokusi i partisë është te procedurat statutare që lidhen me iniciativën për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
“Sot janë pranuar nënshkrimet dhe si sekretariat po merren me verifikimin preliminar të nënshkrimeve dhe me të gjitha procedurat tjera statutare për përgatitjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ai.
Ferati ka hedhur poshtë edhe raportimet për një marrëveshje të mundshme mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bashkëqeverisje.

Lexo edheKQZ-ja me përbërje të re deri më 20 gusht, përfundon mandati i Krasniqit, Gashit dhe Hamitit, kush do të jenë anëtarët e rinj?
“Nuk e kam asnjë informacion nga kryetari Abdixhiku lidhur me raportimet në media, ani pse gjithë ditën kemi qenë në seli bashkë me bashkëpunëtorët”, është shprehur Ferati.
Deklarata e tij vjen në kohën kur në opinion kanë qarkulluar raportime për një marrëveshje të mundshme ndërmjet dy partive, ndërsa brenda LDK-së po zhvillohen procedurat lidhur me nismën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.