Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
dp

Lexo edheKjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, raportohet se bashkëshorti dhe dy djemtë mbetën të lëndur

Në emisionin “Politiko”, Deda tha se pas degëve të Pejës dhe Lipjanit, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut, pritet të reagojë edhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë, ndërsa sipas tij, ka sinjale se pakënaqësi ka edhe në struktura të tjera të partisë.
“Fundin politik Lumirit nuk ia dëshiroj, por është koha që të bëjë një hap mbrapa. Kjo që po ndodh në LDK duket si akumulim i pakënaqësive për një kohë të gjatë. Tash doli Peja me Lipjanin, por pritet të dalë edhe dega e dytë e Prishtinës. Disa miq në LDK po më thonë se ka edhe të tjera”, u shpreh Deda.
Përplasjet në LDK janë thelluar pasi degët në Pejë dhe Lipjan kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut nga drejtimi i partisë, duke e lidhur këtë kërkesë me rezultatin zgjedhor dhe përgjegjësinë politike të udhëheqjes.

Lexo edheKjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, raportohet se bashkëshorti dhe dy djemtë mbetën të lëndur