Ikballe Huduti u shpall non-grata për 15 vjet në Shqipëri.
Sipas burimeve zyrtare, vendimi është marrë pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat kanë konstatuar se aktiviteti i saj mund të cenojë sigurinë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.
Urdhri është përcjellë për zbatim te Policia e Shtetit dhe autoritetet e kufirit dhe migracionit.
Ajo foli për herë të parë në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News në lidhje me zhvillimet e fundit, lidhjet e saj me Iranin dhe pjesëmarrjen në protestë.
Ajo po ashtu shpjegoi dhe foton e bërë me ish-liderin iranian Mahmoud Ahmadinejad.
“Jam zgjedh mësuaejsa më e mirë e Kuranit në Ballkan, dhe aty ka qenë një takim 30 sekonda ku kam marrë medaljen e artë dhe kaq. Në një konference
Në vitin 2007 është bërë ajo foto. Nuk kam asnjë lidhje politike me Iranin dhe institucionet e atij vendi.
Hera e fundit që kam udhëtuar drejt Iranit ka qenë shumë vite më parë, kam qenë në një konferencë me mision fetar, nuk kam lidhje politike me Iranin,” tha ajo.