HomeLajmeIkballe Huduti person non-grata në Shqipëri, ministri Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare, kemi...

Ikballe Huduti person non-grata në Shqipëri, ministri Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare, kemi të dhëna për personat që përbëjnë rrezik

Të ngjajshme

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari tha sot se vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare për Ikballe Huduti Berisha, është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Në një intervistë në ABC News.al, Lamallari u shpreh se Ikballe Huduti Berisha kërcënon sigurinë kombëtare.

Lamallari shtoi se Policia e Shtetit administron të dhëna për personat të tjerë që përbëjnë rrezik për vendin, raporton ABC News.

“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarrja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarrje të tillë. Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara.

Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Shqipëria nuk është vendi ku qytetarët nuk kishin frikë të protestonin. Policia e Shtetit, ka edhe detyrimin për të administruar çdo informacion për çdo person që përbën kërcënimin për sigurinë kombëtare. Sigurisht, kjo është detyra jonë. Garantojmë qytetarët, por nuk mund të lejojmë që kjo të abuzohet nga persona me aktivitet të dyshimtë. Kjo është puna e përditshme nga shërbimet informative dhe ato të zbatimit të ligjit, për të marrë masa parandaluese”, theksoi ai.

Ndryshe, Ikballe Huduti në vitin 2020 ishte arrestuar nga autoritetet në Kosovë pasi kishte dalë me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Ajo ishte akuzuar për veprën penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.

Ndërkaq, në dhjetor të 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kishte shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës Ikballe Huduti për shkak të veprës penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.

Ikballe Huduti me vendimin unanim të trupit gjykues në këtë çështje penale ishte liruar nga akuza, për shkak se nga gjykata nuk ishin gjetur prova se e njëjta ka kryer veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën vepër ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz