Igball Jashari uron festën e 28 Nëntorit dhe jep mesazhin e qartë para derbit me Gjilanin: Hyjmë për fitore
dp

Lexo edheMesazhi kuqezi nga shtëpia e futbollit kosovar: Urime 28 Nëntorin

Futbollisti i Dritës, Igball Jashari, ka folur para derbit të madh lokal ndaj Gjilanit që zhvillohet nesër, duke e nisur deklaratën e tij me një urim për festën e 28 Nëntorit.
Mesfushori i talentuar ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa sa i përket përballjes së nesërme, ai ka pranuar vështirësinë e ndeshjes, por ka theksuar se skuadra e tij futet në fushë vetëm për tri pikët, transmeton IndeksOnline.
“Së pari, urime festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por ne hyjmë në derbi për ta fituar”, u shpreh Jashari para derbit. /IndeksOnline/

Lexo edheMesazhi kuqezi nga shtëpia e futbollit kosovar: Urime 28 Nëntorin