BallinaLajmeIdentifikimi i kufomave të Jasharajve ishte i rëndë për nipin e familjes

Identifikimi i kufomave të Jasharajve ishte i rëndë për nipin e familjes

Të ngjajshme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

57 vjet më parë, Zarife Jashari nga Akrashtica e Vushtrrisë, u bë gruaja e Rifat Jasharit.

Tetë vite me vonë edhe motra e Zarifes, Adile Rama, u bë pjesë e kësaj familje, gruaja e Adem Jasharit.

Miqësia u forcua më shumë gjashtë vite më vonë, kur motra e Adem dhe Rifatit, Qamile Jashari u martua po për vëllain e kunatave.

E në kohën kur filluan sulmet kundrejt familjes Jashari, djali i Qamiles, dhe nipi i tyre ishte në vizitë të dajtë.

“Në kemi dëgju. Ditën e tretë ishim unë dhe mixha në Prekazin e Epërm, kemi përcjell tre ditë rrjedhat se qysh po shkojnë aty. Në ditën e tretë kur janë shuar krismat, e kemi marr vesh që ata kanë vdekë dhe kemi shku me lejen e pushtetit atë kohë i kemi identifikuar kufomat”, rrëfeu Fatos Rama për Klan Kosovën.

Viti 2022 shënon plot 24 vjet nga rezistenca e Jasharëve ku u vranë mbi 50 anëtarë të familjes Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz