HomeSportIbrahimoviq me kritika për kartonin e kuq të Almironit

Ibrahimoviq me kritika për kartonin e kuq të Almironit

Të ngjajshme

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Selvija, bashkëshortja...

Haziri bën thirrje për bashkëpunim politik: Kjo është rruga e vetme për stabilitet në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

​Ksamil, shpëtohen dy turistë në rrezik të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e...

Amorim nuk llogarit në Gimenezin, klubi i MLS futet në garë për të

E ardhmja e Santiago Gimenez te AC Milan mbetet...

‘Rregulli Prestianni’, ai që parashikon ndëshkim me karton të kuq për futbollistët që flasin me kundërshtarin duke mbuluar gojën pas rastit Prestianni-Vinicius në Benfica-Real Madrid në Champions League nuk i ka pëlqyer aspak Zlatan Ibrahimovic.

Këshilltari i RedBird që është i impenjuar në rolin e komentatorit të Botërorit për Fox Sports nuk u kursye aspak pas ndëshkimit me karton të kuq të Almiron në ndeshjen mes Turqisë dhe Paraguajit

“E kam parë futbollin e vertetë në nivelin më të lartë, ai që po propozojnë tani është një version i butë. Kartoni i kuq për Almiron se mbuloi gojën? Nuk është më futboll, është një cirk i drejtuar nga burokratë me kostum e kravatë”, tha Ibrahimoviq.

Por suedezi nuk u ndal këtu dhe e vijoi sulmin e tij frontal.

“Mbulimi i gojës është për karton të kuq? Çfarë është, Big Brother në fushë? FIFA do që të lexojë buzët,  të ndalojë mendimet akoma më përpara fjalëve. Pastaj do t’u vënë maskë për të mbyllur gojën si qenve; futbollistët nuk mund as të flasin, as të marrin frymë pa qenë dikush në VAR që të vendosë se cilat emocione janë ilegale. Futbolli po vdes, kjo është distopi”, vijoi Ibrahimoviq që më pas bëri edhe një krahasim me të kaluarën

“Maradona do të ishte ndëshkuar me karton të kuq në tunel, Pepe do të mbyllte ndeshjen në minutën e 40. Futbollistët e sotëm janë aktorë, jo luftëtare. Nëse nuk duron dot fjalët në fushë, si do të durosh në jetë? Futbolli nuk është balet, është një luftë”. përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz