Ia refuzojnë azilin, i riu shqiptar i vë flakën kampit në Gjermani dhe e filmon vetën
03

Lexo edhe“Nëse do kishte vdekur, do ishte e vështirë të jetoja me atë mendim” Përse Suedia po e quan hero këtë shqiptar?

Një i ri shqiptar i ka vënë flakën një kampi refugjatësh në Gjermani, me pretekstin se autoritetet gjermane i kanë refuzuar azilin.
“Qaty ku ka shqiptar dije se gjithmon ka me i hi flaka venit. Nuk a kan budall qaj si e ka than…”, dëgjohet teksa thotë i riu shqiptar derisa i vë flakën një grumbulli gjërash të mbledhura në mes të dhomës.
Kësaj video të publikuar në JOQ, i është dhënë hapësirë edhe në mediat gjermane.
Gazeta Bild ka shkruar se në qendërn e refugjatëve një dhomë kishte marrë flakë, ku ishin lënduar shtatë persona. Ndërsa, ishte dashur të evakuoheshin 150 persona.

Lexo edhe“Nëse do kishte vdekur, do ishte e vështirë të jetoja me atë mendim” Përse Suedia po e quan hero këtë shqiptar?
Sipas Bild, 45 zjarrfikës kishin ndërhyrë për ta futur zjarrin nën kontroll. Dhoma raportohet se është shkatërruar plotësisht dhe është bërë e pabanueshme.
Shumica e 251 banorëve Bild thotë se janë nga Ballkani Perëndimor.