BallinaShowBizIa publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros

Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Fero dhe Arbenita janë një nga çiftet më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat.

Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, ndonëse larg nga njëri-tjetrit.

Arbenita jeton në Britani, kurse Fero mes Kosovës e Gjermanisë, megjithatë takohen shpesh, bëjnë pushime bashkë, e në ditët e veçanta janë gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Sa herë që janë bashkë ata përpiqen ta shijojnë në maksimum kohën dhe të sigurojnë sa më shumë kujtime me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Arbenita ka publikuar një foto të tyre shumë private, në të cilën shihen të shtrirë në krevat përkrah njëri-tjetrit. Siç duket për të tilla imazhe ka dorë Fero dhe Arbenita ka treguar se atij i pëlqen shumë që ta kapi në fotografi kur ajo është duke fjetur.

“Nuk e di pse ka kaq shumë qejf të bëj foto kur unë jam duke fjetur”, ka shkruar Arbenita.

Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Madje, u tha edhe se janë në pritje të fëmijës së parë, por këto zëra janë hedhur poshtë disa herë nga modelja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz