BallinaLajmeIa kishte thënë një fjalë të rëndë në Berlin, Edi Rama e...

Ia kishte thënë një fjalë të rëndë në Berlin, Edi Rama e injoron krejt dorëheqjen e Haradinajt

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë. Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të.

Reagimet të shumta ka pasur nga shteti shqiptar. Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati.

Por ajo që po tërheq më shumë vëmendje është fakti se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani.

Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj në një intervistë për T7, gjatë samitit të Berlinit kishte thënë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi i kishin bërë presion në sy të ndërkombëtarëve për ta hequr taksën, e nuk i kishin dalë në krah. Madje ai tha se vetë Rama e Thaçi i kishin bërë më shumë presion sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E Rama në anën tjetër, e kishte akuzuar publikisht kryeministrin e Kosovës së ka gënjyer me deklaratat e tij. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz