I vetëm si 13-vjeçar mes 400 kufomave, Elbasani rrëfen për tmerrin e masakrës së Verbocit
dp

Lexo edheKrasniqi: Tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik – E qartë se nuk i konvenon partisë në pushtet

Bonjaku tregon se familja e tij ishte nisur drejt këtij fshati duke menduar se zona ishte më e sigurt, por situata ndryshoi brenda një nate.
“Ne ishim në Drenas, duke u larguar nga forcat serbe. Na thanë se Verboci ishte zonë pak më e lirë dhe shkuam aty me familje. Qëndruam një deri dy ditë. Të nesërmen në mëngjes forcat serbe hynë në fshat”, rrëfei ai.
Ai përshkruan momentet e frikës, kur banorët u gjetën të rrethuar dhe nuk kishin nga të largoheshin.

Lexo edheKrasniqi: Tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik – E qartë se nuk i konvenon partisë në pushtet
“Na kanë zënë në mes të arës dhe s’kemi pasur ku me shku. Pas të shtënave, shumë njerëz ranë në tokë. Unë shpëtova vetëm sepse mbeta i palëvizur, sikur i vdekur”, tha Bunjaku në Klankosova.