I theruri me thikë afër Grandit është jashtë rrezikut për jetë (Foto)
dpPërditësuar më
Lexo edheJa si do të duket Qendra për Grumbullim e Paketim te Materialeve te Ricklueshme në Vushtrri (foto)
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Indeksonline rastin e therjes me thikë në qendër të Prishtinës.
Daut Hoxha nga zyra për informim e Policisë së Kosovës ka thënë për Indeksonline se sonte rreth orës 9:20 ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy grupeve të të rinjve ku njëri nga ta ka mbetur i therur me thikë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e policisë dhe i theruri është transportuar drejt QKUK-së, ku thuhet se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Për kapjen e dorasit, Hoxha tha se ata janë në hetim të rastit edhe për shkaqet dhe rrethanat dhe për të gjitha detajet do të lajmërojnë me kohë.
Therret me thikë një i ri në qendër të Prishtinës
Lexo edheJa si do të duket Qendra për Grumbullim e Paketim te Materialeve te Ricklueshme në Vushtrri (foto)
Një person është therrë para pak minutash ne qendër të Prishtinës, saktësisht tek Hotel Grand.
Siç ka mësuar gazeta personi që ka kryer këtë vepër është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës ende nuk ka folur për ketë rast.
Ende nuk dihen motivet e sulmit dhe as gjendja e të sulmuarit./Indeksonline/