back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareI shumë kërkuari nuk ishte në Shqipëri, arrestohet në Holandë!

I shumë kërkuari nuk ishte në Shqipëri, arrestohet në Holandë!

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Autoritetet holandeze konfirmojë ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku. Sipas burimeve të “TV Klan”, ai është ndaluar para pak ditësh me dokumente greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, në shkurt të vitit 2012.

Të njëjtat burime thanë se ai është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumenteve dhe identiteteve të falsifikuara. Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negativ,e ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndalimin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku. Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

Të Fundit

Sport

ShowBiz