Kandidatja për deputete e LDK-së, Alisa Jetullahu ka reaguar pas deklaratës së kryeredaktorit të ATV-së, Leart Hoxhës se një kandidate për deputete ka shpenzuar rreth “çerek milioni euro” për t’u bërë deputete.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai derisa i mëson të tjerët të jenë konkret, preciz, të saktë dhe të qartë, vetë ai nuk u tregua asnjë nga këto.
Jetullahu ka thënë se kjo deklaratë e tij nuk nënkuptonte asgjë për të, deri kur thotë se pa “një organizim të strukturuar duke aluduar se Hoxha po fliste për të”, shkruan lajmi.net.
“Së pari, unë absolutisht e kam ditur sa terren i vështirë është politika. Veçanërisht për vajza e gra të reja. Jo rastësisht, ne ende na duhet kuotë për të garuar, sepse ekziston një strukturë e tërë e ndërtuar mirë, me tone patriarkale, që e ka angazhim të vazhdueshëm luftën sepcifikisht e veçanërisht kundër grave në politikë. Jo rastësisht, deri me 80 për qind e grave janë të papuna në Kosovë. Jo rastësisht, gratë paguhen më pak për punë të njëjtë si burrat në Kosovë. Jo rastësisht, derisa diplomojnë çdo vit shumë më shumë gra se burra, vazhdojnë të punësohen shumë më shumë burra se gra. E kjo çfarë po them unë nuk është viktimizim. Ky është fakt. E di çdo grua. E di edhe unë”, ka shkruar ajo.
Jetullahu ka kërkuar nga Leart Hoxha ta konkretizoj deklarimin e tij, dhe ta thotë me emër nëse bëhet fjalë për të dhe të publikoj fakte, të dhëna dhe të përmend emra.
Pikërisht se e di kam dashur të futem në politikë që të lëvizë një gur, sado të vogël, në përmirësimin e këtyre statistikave që për gratë nuk janë veç të dhëna, por jetë e vështirë e përditshme.
“Dhe këto t’i bëjë në publik vullnetshëm, sepse në Gjykatë do të jetë i detyruar, pasi unë, në momentin që ai e konkretizon se e kishte për mua, do të procedojë me padi për shpifje. Si përfundim, në këtë situatë unë nxjerr diçka pozitive. Kur e vërteta të flitet, të faktohet e të jetë prezente publikisht, do të kuptohet se nuk kishte asgjë nga aludimet në raport me mua, por në anën tjetër unë do jem person më i njohur publikisht e njohja më e gjerë në politikë gjithmonë është e mirëseardhur”, ka shkruar ajo.
Jetullahu i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar më 7 qershor.
“Vërtetë nuk janë pak e jam fort mirënjohëse. Nuk e marrë për të garantuar asnjë votë. Dhe i siguroi, se situata e fundit ishte veç forcim shtesë i bindjes time që e kisha edhe më herët, se lufta ime për gra të forta e të barabarta duhet të vazhdojë e terreni pa diskutim është politika”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: