BallinaLajme“I pyeta a jeni gjallë”, dëshmitari rrëfen momentin e gjuajtjes me armë...

“I pyeta a jeni gjallë”, dëshmitari rrëfen momentin e gjuajtjes me armë në Prishtinë

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Dy grupe të armatosura qëruan sot hesapet në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Nazmi Gafurri” teksa nga Policia e Kosovës kanë thënë se nuk është raportuar për të lënduar.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë treguar për lajmi.net për gjuajtjen me armë.

I.G, ka thënë se gjithçka ka ndodhur brenda një lokali të një flokëtari.

Ai rrëfen se si i dyshuari ka hyrë me armë në lokal, nga ku janë dëgjuar disa të shtëna, teksa kishte vrapuar për të parë se çfarë kishte ndodhur aty.

“Ka ndodhur një gjuajtje me armë. Ka hi një njeri mu qeth te berberi dhe përnjëherë ka gjujtë me armë. Unë jom kanë në trotuar e kom pa veç kur ka kërsit revolja disa herë . Kom vrapu se e kom kojshi këtë berberin. E kom pa edhe ata ka dalë me revole dhe është lëshu rrugës teposhtë. Për fat ata kanë hy në banjo, i pieta a jeni gjallë më thanë që po”, ka rrëfyer I.G.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë thënë se bazuar në të dhënat e para dyshohet se deri tek gjuajtja me armë ka ardhur pas konfliktit të dy grupeve të armatosura që kanë vazhduar konfliktin edhe nga automjetet në lëvizje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz