BallinaLajme30 gushti, afati i fundit që partitë t’i deklarojnë koalicionet

30 gushti, afati i fundit që partitë t’i deklarojnë koalicionet

Të ngjajshme

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Drake thyen rekord në Spotify

Drake po bën sërish bujë në media pasi albumi...

E premtja e kësaj jave do të jetë afati i fundit kur partitë politike duhet të përcaktohen nëse duan që në zgjedhje të shkojnë të vetme apo të bashkohen në koalicion.

Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot.

Afati për deklarimin e koalicioneve do të jetë deri në orën 00:00 të datës 30 gusht.

Kujtojmë se deri tash, koalicione parazgjedhore kanë nënshkruar AAK-ja me PSD-në dhe Nisma me AKR-në. Edhe këto parti janë në diskutime edhe për koalicione të tjera.

Në ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në bisedime të vazhdueshme për mundësinë që në zgjedhjet që është caktuar që të mbahet me 6 tetor të shkojnë me një listë të përbashkët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz