BallinaLajmeSulmi ndaj centraleve në Emiratet e Bashkuara rrit rrezikun për rikthimin e...

Sulmi ndaj centraleve në Emiratet e Bashkuara rrit rrezikun për rikthimin e luftës, Trump mbledhje urgjente me ekipin e sigurisë për situatën në Iran

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Rriten frikërat për rikthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbajë të martën një mbledhje urgjente me ekipin e sigurisë kombëtare për situatën me Iranin.

Sipas mediave amerikane, në takim do të diskutohen edhe skenarë të mundshëm ushtarakë kundër Iranit, mes tensioneve që po shtohen në rajon.

Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se “koha po mbaron” për Iranin dhe se vendi duhet të veprojë shpejt për një marrëveshje.

Presidenti amerikan deklaroi se nëse Irani nuk paraqet një propozim më të mirë për negociata, mund të përballet me “goditje shumë më të ashpra”.

Në qendër të përplasjes mbetet programi bërthamor iranian dhe dyshimet e SHBA-së për zhvillimin e armëve bërthamore.

Të dielën, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për zhvillimet në Iran. Një ditë më parë ai kishte mbledhur edhe ekipin e sigurisë kombëtare në klubin e tij të golfit në Virginia.

Në takim morën pjesë zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Ndërkohë, Pakistani dhe Katari po shtojnë përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar mes SHBA-së dhe Iranit, në përpjekje për të shmangur rikthimin e luftës.

Situata u tensionua më shumë pas sulmit me dron ndaj centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Autoritetet thanë se tre dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit, ku dy u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa një tjetër goditi një gjenerator elektrik pranë centralit.

Emiratet nuk e akuzuan drejtpërdrejt Iranin, por zyrtarë të lartë thanë se sulmi përbën një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe kërcënim serioz për sigurinë në rajon. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz