back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaSportI pafat Gjimshiti, mbrojtësi “kuqezi” pëson një lëndim ndaj Torinos

I pafat Gjimshiti, mbrojtësi “kuqezi” pëson një lëndim ndaj Torinos

Të ngjajshme

Moti gjatë ditës së sotme me diell

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Ambasadorët e QUINT-it në Qeveri

Pas zhvillimeve me çështjen e presidentit, ambasadorët e QUNIT-it...

Berat Gjimshiti nuk po kalon një periudhë të lumtur me dëmtimet, pasi po bëhet vazhdimisht viktimë e tyre duke mos luajtur rregullisht. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dëmtuar përsëri sot në ndeshjen që skuadra e tij, Atalanta, po luante ndaj Torinos.

Në minutën e 40-të, pas një largimi topi, ai u godit nga Zapata dhe u ul në tokë duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Mbrojtësi e kishte të vështirë të çohej në këmbë për shkak të dhimbjes dhe shokët e skuadrës kërkuan barelën.

Një situatë e cila shqetësoi edhe Ardian Ismajlin, pjesë e torinezëve, i cili shkoi menjëherë të interesohej për kapitenin e Kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi i Atalantës nuk mund të vazhdonte më e kësisoj, u detyrua të linte fushën e lojës i mbajtur nga krahët, duke çaluar dhe mes dhimbjeve, për të shkuar direkt në dhomat e zhveshjeve të stadiumit,

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz